Në 24 orët e fundit 5 aksidente trafiku me të lënduar e 26 me dëme materiale

8 Janar 2017 - 12:08      

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se janë shënuar pesë aksidente me të lënduar, ndërsa 26 aksidente kanë pasur vetëm dëme materiale.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se nga të gjitha këto aksidente nuk ka pasur raste me fatalitet.

“Statistikat e 24 orëve të fundit janë që aksidente fatale janë zero, aksidente me lëndime kanë qenë pesë ndërsa me dëme materiale kanë qenë 26 aksidente”, tha Kraniqi.

Nga ana tjetër Krasniqi tha se në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 242 gjoba.

“Tiketa apo gjoba gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 242”, tha ai për KP.

Zëdhënësi i Policisë tha se qarkullimi në rrugë ka qenë pa shumë vështirësi dhe se deri tash nuk ka rrugë që janë plotësisht të bllokuara.

“Nuk kemi asnjë informatë që ndonjë rrugë është tërësisht e bllokuar, në disa rrugë lëvizet me më shumë vështirësi”, tha ai.

Policia e Kosovës apelon tek drejtuesit e veturave që të kenë pajisjet dimërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...