Katër raste për dhunë familjare në 24 orët e fundit

7 Janar 2017 - 17:08      

Katër raste për dhunë familjare raportohet se kanë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është ushtruar dhunë dhe ka pasur kanosje në katër raste të ndryshme në Prizren, Prishtinë, Podujevë dhe Rahovec, transmeton Koha.net.

Në Prizren një burrë, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Ajo ka marrë tretman mjekësor.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur e konfiskuar një armë zjarri me karikator me 10 fishekë. Policia thotë se për këtë rast nuk ka të arrestuar.

Edhe në Podujevë një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. PK thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësore, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa në Prishtinë një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur babanë e tij pas një mosmarrëveshje.

Rasti i katërt ka ndodhur në Rahovec. Një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj, dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të pësuara.

Policia thotë se nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...