Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit u përgjysmuan aksidentet, asnjë me fatalitet

7 Janar 2017 - 10:17      

Janë përgjysmuar aksidentet në 24 orët e fundit në krahasim me ato të një dite më parë, bëjnë me dije nga Policia e Kosovës. Edhe ato që ndodhën, kryesisht si pasojë e motit të keq, nuk lanë pasoja fatale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se është raportuar për rreth 60 aksidente, nëntë prej tyre janë me lëndime trupore, kurse 48 aksidente janë shënuar vetëm me dëme materiale.

Sipas tij, dje janë raportuar 127 aksidente, ku 100 prej tyre me dëme materiale, e 27 me të lënduar.

Hoxhaj tha se qarkullimi rrugor është vështirësuar dukshëm, ndërsa zonat me vështirësi të theksuara janë zonat e thella të fshatarëve.

“Referuar të reshurave të vazhdueshmet të borës që nga dita e djeshme, qarkullimi në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit është vështirësuar dukshëm. Sipas informacioneve që kemi nga terreni respektivisht nga njësitet relevante policore, qarkullimi realizohet por me vështirësi të theksuara, nëpër disa akse rrugore, nëpër zona të thella të fshatrave, zonave malore, si dhe vështirësi ka nëpër rrugët që qojnë në pika të thella kufitare”, tha Hoxhaj për Kosovapress.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që gjatë kësaj periudhe kur kemi të reshura dhe kemi ngrica nëpër rrugët e vendit, të jenë vigjilent, të vozitin me kujdes maksimal, si dhe të kenë me vete pajisjet dimërore. Në mënyrë që të qarkullojnë sa më sigurt dhe të i shmangen aksidenteve në trafikun rrugor.

Në të kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj operative është duke ndërmarrë veprime aktive dhe aty ky vërejnë se ka shkelje të dispozitave të ligjit, në trafikun rrugor, do të ndërmerren edhe masa ligjore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...