Në Gjakovë tre të arrestuar të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’

6 Janar 2017 - 15:28      

Me datë 12.04.2016 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast grabitje e armatosur që kishte ndodhur në një filial të një agjensioni për transferim të parave, ku persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kishin grabitur para në vlerë të konsiderueshme, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.

Hetuesit e sektorit të hetimeve të stacionit policor në Gjakovë në bashkëpunim me hetuesit rajonal dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë punuar intensivisht në identifikimin dhe arrestimin e kryesve të këtij rasti.

Me datë 05.01.2017 pas një pune operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje e armatosur.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe kanë pranuar veprën e kryer në bashkëpunim, po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se personat e njëjtë janë kryes të kësaj vepre.
Të arrestuar janë:

T. D. kosovar-shqiptar lindur me 1995
L. M. kosovar-shqiptar lindur me 1995
F. B. kosovar-shqiptar lindur me 1996

Me urdhër të prokurorit të çështjes personat e arrestuar mbahen në ndalim policor, ndaj tyre do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...