Gjatë 24 orëve 27 aksidente me të lënduar

6 Janar 2017 - 12:23      

Policia njofton se si pasojë e të reshurave të borës qarkullimi në trafikun rrugor është vështirësuar ndërsa rrugët Kaçanik – Hani i Elezit dhe Pejë – Kullë- Rozhajë janë të mbyllura.

Policia njofton se rrugët e tjera janë të hapura por me mjaft vështirësi nëpër disa rrugë e në veçanti nëpër zona malore. Policia sërish apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të jenë të kujdesshëm.

Brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 27 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa numri i aksidenteve pa lëndime ka shkuar në 100. Moti i rënduar nga reshjet e borës ka bërë që edhe sot të anulohen tri fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem “Jashari”.

KEDS-i njofton se moti i ligë po vazhdon të shkaktojë prishje të rrjetit elektrik e zonat më të prekura janë Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova dhe rajoni i Mitrovicës. Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në komunën e Istogut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...