6 Janar 2017 - 10:45
Në “Bazhdar Hane” është sekuestruar një pushkë gjahu e prodhimit rus me 110 fishekë pas dyshimeve se i dyshuari gjatë natës së Vitit të Ri kishte krehur dy fishekë në ajër, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Në rastin e dytë ka ndodhur një kanosje me ç’ rast i biri e kishte kanosur babën e tij. Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pushkë automatike.
Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar me 13 fishekë. Të dyshuarit, në të dy rastet, janë liruar sipas procedurës së rregullt. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...