2 Janar 2017 - 18:27
Droga e ndarë në 30 paketime, u gjet në një makinë tip “Jeep Grand Cherokee”, që u ndalua mëngjesin e 30 dhjetorit dhe vlerësohet rreth 3.5 milionë euro, raportojnë sot mediat lokale.
Shoferi i makinës, 29-vjeçari shqiptar Asllan Luka, me precedentë të mëparshëm për shpërndarje droge, u arrestua, raporton Syri.
Ishte pikërisht sjellja nervoze e shqiptarit dhe ‘kurrikulumi’ i tij, që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenve antidrogë.
Makina u çua në një zyrë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur.
Asllan Luka, rezulton banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-s, ndërkohë që praktika për rinovimin e ‘letrave’ është në vazhdim.
Makina tip “Jeep“ (e sekuestruar) rezulton në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Përveç automjetit, policia sekuestroi edhe 1.700 euro dhe 2 celularë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...