Në Maqedoni, hajni shfrytëzoi natën e Vitit të Ri për të vjedhur 5 mijë euro në një shtëpi

2 Janar 2017 - 16:37      

Pesë mijë euro janë vjedhur nga një shtëpi në Vinicë të Maqedonisë, natën e Vitit të Ri, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, Z. M. (42) në Stacionin policor Vinicë në linjë telefonike ka denoncuar se në periudhën prej orës 22 më 31 dhjetor deri në orën 00:15 më 1 janar një person i panjohur ka kryer plaçkitje në shtëpinë e tij.

“Personi, përmes derës së pasiguruar të garazhit, ka hyrë në oborr, ndërsa pastaj me përdorimin e ndonjë vegle e ka hapur derën e hyrjes së shtëpisë, është ngjitur në katin e shtëpisë, ka kërkuar dhe ka marrë rreth 5.000 euro, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhje të tërësishme të rastit”, njoftoi MPB në Buletinin e rregullt, përcjell ksp.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...