Në QKUK kërkuan ndihmë 22 persona, një i vdekur e një tjetër humbi syrin [video]

1 Janar 2017 - 19:08      

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në orët e para të vitit 2017.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në udhëkryqin e fshatit Sllatinë të Fushë-Kosovës, raporton KTV.

I moshuari, këmbësori, është goditur nga një veturë ku si pasojë ka marrë lëndime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.

Pos këtij rasti, në Emergjencën e QKUK-së ka pasur një numër të madh të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Specialisti i mjekësisë emergjente-reanimatori, Avdush Bajgora, ka bërë të ditur se numri më i madh i atyre që kanë kërkuar ndihmë kanë qenë me lëndime të ekstremiteteve.

Disa prej tyre, sipas tij, kanë pësuar edhe amputimin apo këputjen e gishtërinjve, ndërsa një pacient fatkeqësisht ka humbur syrin.

“Mund të them se nata e mbrëmshme e ndërrimit të motmoteve për Qendrën Emergjente ka qenë jashtëzakonisht e stërngarkuar”, ka thënë Bajgora.

Në mesin e pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë, kanë qenë edhe dy raste të cilët janë lënduar me armë zjarri.

“Dy persona janë lënduar me armë zjarri, ndërsa 3 me thikë”, ka thënë Bajgora.

Në bazë të raporteve nga QKUK-ja, disa nga të lënduarit janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë po vazhdojnë trajtimin.


Në QKUK kërkuan ndihmë 22 persona, një i vdekur... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...