Aksioni i policisë duke kapur grabitësin e kazinove në Tiranë [video]

31 Dhjetor 2016 - 09:59      

Policia e Tiranës ka publikuar sot videon e grabitjes së kazinosë mbrëmë te Zogu i Zi, si dhe videon e arrestimit të autorit. Sipas njoftimit, më datë 30.12.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur në flagrancë shtetasin Ilir Lelo ,45 vjeç banues Tiranë.

Ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojrash fati tek Zogu i Zi, ku ka marrë një shumë monetare.

Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3. u bë kapja në flagrancë brenda në kazinon, ku po tentohej të realizohej grabitja e dytë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip
pistoletë model 54 i tipit TT.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...