Si u kap me mesazhe telefonike “Escobari i Ballkanit”

30 Dhjetor 2016 - 21:52      

Zbardhen detaje të reja të dosjes së Klemend Balilit dhe identifikimit të tij në krye të organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës Qendrore.

Abc News raporton se ishte pakujdesia e Balilit me mesazhet telefonike, që çoi drejtësinë greke të identifikojnë atë si personi që furnizonte biznesmenet grek me drogë.

Identifikimi i Klement Balilit si organizatori i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt Evropës Qendrore, është zbuluar nga një pakujdesi e vetë biznesmenit sarandjot.

Abc News ka mësuar se autoritet greke, edhe pse prej muajsh po hetonin biznesmenët grekë që merreshin më trafikun e drogës, nuk po arrinin të identifikonin dy numra telefoni, një grek dhe shqiptar që përdoreshin nga një person që njihej si “Kelly” dhe që dyshohej si ishte furnizuesi kryesor i drogës.

Kështu, në fillim të muajit mars, biznesmeni grek Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, që deri atëherë njihej vetëm si Kelly, ti dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij

Vetëm pak minuta pas kësaj kërkese, personi i njohur si Kelly dhe që kishte në përdorim dy numrat të telefonit, i dërgon me mesazh numrin e pasaportës së tij.

Autoritet e drejtësisë greke, me të marrë numrin e pasaportës, e kanë verifikuar atë në sistemin TIMS ku rezulton se “Kelly” është biznesmeni Klemend Balili, që mbante detyrën e Drejtorit Rajonal të Transporteve në Sarandë

Me identifikimin e numrave të telefonit, prokuroria greke ka siguruar qindra biseda telefonike mes Balilit e skafistëve që angazhonte ai për transportin e drogës dhe biznesmenët greke të cilët ishin pritësit e mallit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...