Tre vjet burg për shqiptarin që abuzoi seksualisht me motrën 15-vjeçare

30 Dhjetor 2016 - 21:00      

Abuzimet seksuale me të mitur edhe brenda familjes, tashmë janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe me raste që kanë qënë objekt i hetimit dhe gjykimit.

I tillë është rasti i 36-vjeçarit Ilir Sherifi, nga Tirana, i cili u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës dhe u dënua me 3 vite burgim, pasi ngacmonte seksualisht motrën e tij nga ana e nënës, e cila ishte minorene 15 vjeçe.

Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi se Sherifi kishte konsumuar disa herë veprën penale, derisa e mitura ishte detyruar të largohej nga banesa pas debateve që kishte pasur edhe me persona të tjerë të familjes.

Raste të tilla sipas psikologes, ndodhin edhe për faktin që familja shqiptare vazhdon ende ta ruajë si të shenjtë marrëdhënien e brendshme, larg syve të të tjerëve, ndonëse ajo është mjaft problematike.

“Familja shqiptare vazhdon të ruajë si një gjë të shenjtë marrëdhënien brendshme edhe kur ajo është problematike dhe konstatohet nga prindërit dhe sidomos nga nënat, ku nuk kanë munguar rastet që edhe pse nënë ishte në dijeni të dhunës fizike dhe psikologjike sërish nuk e denonconte pasi nuk mund të pranohej që problemet e familjes të merren vesh nga të tjerë”, thotë psikologja Ariana Muçaj.

Psikologia apelon, që edhe kur minorenet denoncojnë rastet, vetëm kjo nuk mjafton.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...