Aktakuzë për shpëlarje të pareve

30 Dhjetor 2016 - 14:01      

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër të pandehurit V.F. nga Prizreni, për vepër penale “Shpëlarje parash”, e paraparë në nenin 308 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenin 32 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes se parave dhe financimin e terrorizmit, njofton kumtesa prokuroriale, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN, se pari ka deponuar në xhirollogari personale nën vlerën prej 10,000€, pastaj të njëjtat, menjëherë i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës se Kosovës, Kinë, Zvicër etj.

I pandehuri në këtë mënyre kishte vepruar në 17 raste, ku shuma e transfereve arrin vlerën mbi 170,000€.
I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpëlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpëlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës, i PSRK-së, i cili ka propozuar Gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...