Prokuroria kërkon dënim me burg për Fatos Rizvanollin, i dyshuar për terrorizëm

29 Dhjetor 2016 - 14:37      

Prokuroria ka kërkuar dënim me burgim për Fatos Rizvanollin për vepra penale të terrorizmit.

Në fjalën përfundimtare prokurori ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë që është përdorur për kryerjen e vepres penale, trasmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës, Rizvanolli ka rekrutuar që nga viti 2011, kosovarë që të shkojnë për të luftuar për ISIS-in dhe Al Nusra në Siri.

"Provat kanë dëshmuar që Fatos Rizvanolli përpos ideologjisë ai ka bashkëpunuar ngushtë dhe ka qenë rekrutues i personave për organizatën ISIS dhe Al Nusra. Ai gjithashtu me vetëdije ka ofruar gjithë pasurinë e tij dhe ka dhënë të holla për personat që kanë shkuar për të luftuar krahë ISIS në zonat e konfliktit në Siri. Ndihmë ka dhënë duke u paguar bileta personave që kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe ka paguar qira për xhaminë te Termokosi, që nuk ka qenë pjesë e BIK dhe ku janë strehuar persona të ndryshëm që kanë shkuar pastaj në zona të konfliktit", ka thënë prokurori Elez Blakaj në fjalën e tij përfundimtare.

Avokati i të dyshuarit, Besnik Berisha, ka thënë se i pandehuri është gabimisht aty.

"Ne jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Gabimisht i pandehuri është këtu. Prokuroria ka dështuar çfarëdo lidhje së Fatos Rizvanollit me blerjen e biletave", tha Berisha.

Disa nga veturat e Rizvanollit, sipas aktakuzës janë përdorur edhe nga i shumëkërkuari Lavdrim Muhaxheri dhe i dënuari për terrorizëm Zekirja Qazimin. Seanca po vazhdon me fjalën përfundimtare të mbrojtjes së Fatos Rizvanollit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...