Policia kap dy falsifikues të parave në Gjilan, ia kapin rreth 15 mijë euro

29 Dhjetor 2016 - 13:58      

Këta persona janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale "falsifikim i parasë".

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion - Gjilan, ka pranuar informatën nga një bankë komerciale në Gjilan, se: në tri raste, në kohë të ndryshme, janë depozituar kartëmonedha 50€.

Siç bën të ditur policia, pas ekzaminimit të kartëmonedhave, të gjitha kanë rezultuar të jenë të falsifikuara.

Gjatë hetimeve intensive policore, janë siguruar dëshmi se: një person i dyshuar ka vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara përmes ATM (bankomatit), pastaj ka shkuar në ATM-në tjetër të së njëjtës bankë dhe ka tërhequr shumën e njëjtë të parave duke bërë “ndërrimin” e parave të falsifikuara me ato origjinale.

Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Policia përmes hetimeve ka zbuluar se personi në fjalë nuk ka vepruar i vetëm. Pos tij, ka arritur të identifikojë edhe një person tjetër te dyshuar të cilin po ashtu e ka arrestuar.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, policia kontrollon dy lokacione. Në lokacionin e parë (në vend-banimin e personit që ka deponuar para të falsifikuara) nuk gjen asgjë, kurse në lokacionin e dytë, që i takon personit të dytë të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar përkohësisht, shumën e parave në vlerë prej 14.900 € (katërmbëdhjetëmijë e nëntëqind euro), që dyshohet se janë fituar me konsumim të Veprës Penale, Neni 302 i KP-se ,,Falsifikim i parasë“.

Personat e arrestuar si të dyshuar janë: J.Q 1994 dhe B.D 1986.

Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH – Gjilan, të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...