Foto: Koha / ilustrim

Aksident me fatalitet në Istog, arrestohet shoferi

28 Dhjetor 2016 - 14:25      

Në fshatin Drogolevc të Istogut, më dje në orën 12:05, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin (kombi-bus) nga pakujdesia dhe tejkalimi i pasigurt është ndeshur me veturën e tipit Opel-Vectra, të cilën e drejtonte viktima mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër K/Shqiptare-pasagjere në veturën e viktimës ka ndërruar jetë dhe sipas mjekut kujdestar e njëjta është dërguar pa shenja jete në spitalin e Pejës, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe viktima-drejtues i veturës dhe dy pasagjerë në veturën e njëjtë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, bën me dije Policia, raporton Koha.net.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...