Foto: Koha / ilustrim

Dy persona raportohen të zhdukur, e një i zhdukur gjendet i vdekur

28 Dhjetor 2016 - 14:16      

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka treguar për tri raste të cilësuara si “person i zhdukur”.

Rasti i parë raportohet të ketë ardhur nga rruga “Esmale Frangu”, Kaçanik, më 26.12.2016 - 07:00h.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar më 27.12.2016 ka raportuar se babai i tij viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton PK, raporton Koha.net.

Ndërkaq, në Suharekë, më 06.10.2016-13:00 është raportuar për një rast “person i zhdukur”.

Policia, në raport thekson se pas hetimeve lidhur me rastin, më 27.12.2016 në vendin e quajtur “Oraq” është gjetur një trup i pajetë, i dekompozuar dhe i groposur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

Rasti i tretë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Pluja e Rugovës”, më 26.12.2016 në orën 12:00, raportohet të jetë zhdukur një person.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar me 27.12.2016 ka raportuar se, djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thotë Policia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...