Kosovari dënohet për vjedhje në Zvicër, kërkon që ta dëbojnë në vendlindje

27 Dhjetor 2016 - 11:08      

Shumë nga të huajt të cilët dënohen për vepra të ndryshme penale, frikë më të madhe se sa nga vuajta e dënimit kanë nga masa e dëbimit në vendin e prejardhjes, që u shqiptohet paralelisht.

Por, një kosovar 21 vjeçar, duket se bën përjashtim.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit”, citohet të ketë thënë 21 vjeçari.

Siç shkruan “Luzerner Zeitung”, kosovari i ri nga kantoni Schwyz, Zvicër, është dënuar me 36 muaj burg për delikte të ndryshme, kryesisht vjedhje gjësendesh dhe parash në vetura. Ai është rritur kryesisht nëpër shtëpi strehimi ndërsa gjatë vitit 2015 ka vjedhur në disa raste nëpër garazhe në lokalitete të ndryshme të Kantonit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Ai depërtonte në garazhe dhe nga veturat e pambyllura vidhte portofola me para brenda, letërnjoftime, kartela krediti dhe gjësende tjera me vlerë.

Me kartela pastaj provonte të nxirrte para nga automatet bankare pasi që ua gjente kodet përkatëse në kuletat e vjedhura. Në këtë mënyrë ai ia ka dalë që të përvetësojë mbi 4300 franga nga kontot e huaja.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash unë dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit”, ka thënë ai para gjyqit.

Dhe Gjykata Penale e dënoi atë me heqje lirie 36 muaj dhe një gjobë prej 3000 frangash. Pas vuajtjes së dënimit, ai, ashtu siç dhe ka shprehur dëshirën, do të dëbohet.

Megjithatë i riu ka shpërthyer në zemërim kur e ka dëgjuar vendimin për dënim me burg! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...