48 vjeçi tentoi rrokullisjen e furgonit në autostradë, mbahet nga pasagjerët

26 Dhjetor 2016 - 18:22      

48-vjeçi Ferdinand Rrapaj tentoi të nxirrte nga rruga një furgon, me të cilin udhëtonin 20 pasagjerë, duke u rrezikuar seriozisht jetën atyre.

Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku mësohet se është kuruar si një person me probleme mendore.

Ngjarja e rëndë, që mund të kishte përfunduar tragjikisht, ndodhi paraditen e së dielës në autostradë, pranë fshatit Blerimaj të Kavajës. Në furgonin që ishte nisur nga Tirana, në drejtim të qytetit të Vlorës, 48-vjeçari ka qenë i ulur në sediljen e parë dhe, pasi ka thënë “Më njihni ju mua, unë ju vras të gjithëve”, ka kapur timonin duke devijuar drejtimin e mjetit që u përplas me trafikndaresen.

Falë rezistencës së shoferit, furgoni nuk doli nga rruga, ndërsa pasagjerët, të cilët fatmirësisht nuk u lënduan, mbajtën agresorin deri në mbërritjen e forcave të policisë, të cilët e arrestuan.

Burime nga policia njoftojnë se sjelljet e çuditshme të 48-vjeçarit kanë vijuar edhe gjatë natës në mjediset e paraburgimit, ku Rrapaj ka shfaqur paqëndrueshmëri si në të folur dhe në qëndrim.

Uniformat blu përjashtojnë mundësinë që Rrapaj të jetë person me prirje ekstremiste fetare, nisur edhe nga informacioni që kanë dhënë familjarët e tij. Policia po heton mbi të kaluarën e 48-vjeçarit, i cili mësohet se ka jetuar për disa kohë në Gjermani.

Ndaj tij tashmë rëndon akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...