26 Dhjetor 2016 - 13:08
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se tre vetura janë përfshi në një aksident trafiku dje në fshatin Qallapek , transmeton Koha.net.
“Tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni. Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, thotë PK.
Më tutje thuhet se lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...