Arrestohet kërcënuesi me jetë i pasagjerëve të furgonit

26 Dhjetor 2016 - 10:23      

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë pasagjerët e një furgoni, në qytetin e Kavajës.

 

Në pranga është vënë Ferdinand Rrapaj, 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky person ka qenë i ulur në sediljen e parë, paralel me drejtuesin e mjetit, kur gjatë lëvizjes në superstradë, në afërsi të fshatit Blerimaj të qytetit të Kavajës, dyshohet të ketë nisur të flasë përçart dhe ka kërcënuar pasagjerët e tjerë duke u thënë: “Më njihni ju mua. Unë ju vras të gjithëve” dhe ka kapur timonin duke e devijuar mjetin.

Si pasojë, furgoni është përplasur me trafikndarësen, që ka penguar daljen e tij jashtë rrugës, gjë që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerëzore.

Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin. Pasi furgoni ka ndaluar, shtetasi Ferdinand Rapaj ka tentuar të largohet, por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas është arrestuar nga policia. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...