25 Dhjetor 2016 - 21:51
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 1:20 të ditës së sotme. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore pas tentativës për të varur veten.
M. L. shkoi në banesën e ish-bashkëshortes dhe sulmoi me thikë familjarët e saj. Policia e kryeqytetit njoftoi se ai plagosi ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin.
Ngjarja ndodhi në një banesë në zonën e Unazës së Re. Tre familjarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital ku edhe ju dha ndihma mjekësore pas plagëve të marra, raporton TCh.
Rreth dy orë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e 37-vjeçarit M. L.
Autori i kësaj ngjarje nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për plagosje dhe ka vuajtur 2 vite burg.
Bashkëshortja i kishte kërkuar menjëherë divorcin vitin e shkuar sapo ai kishte dalë nga burgu. Gjykata ka dhënë vendimin disa muaj më parë, por ai nuk ka qenë dakord me ndarjen e pasurisë, gjë që ka sjellë edhe ngjarjen në familjen e ish-bashkëshortes së tij.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...