Dyshimet e para që çuan në aksidentin ku u përfshinë zyrtarë të prokurorisë së shtetit [video]

25 Dhjetor 2016 - 19:11      

Shpejtësia e madhe dhe pakujdesia e shoferit dyshohet se shkaktuan aksidentin e rëndë që ndodhi një ditë më parë në të cilin gjendeshin katër zyrtarë të prokurorisë së shtetit në mesin e tyre dhe prokurori Lulëzim Sylejmani, i cili mbeti rëndë i lënduar.

Policia e Kosovës tashmë ka ushtruar kallëzim penal ndaj shoferit të automjetit zyrtar të prokurorit të shtetit, i cili u aksidentua në fshatin Dollc të komunës së Klinës.

Derisa prokurori kujdestar në Pejë, Esat Muharremi, i cili është duke kryer hetimet në këtë rast, nëpërmjet telefonit, ka thënë se deri më tani dihet se vetura nuk ka arritur ta zërë kthesën dhe është rrokullisur.

E si shkak i lëndimeve të rënda prokurori i shtetit, Lulëzim Syljemani, pasi ka marrë tretmanin në QKUK është transferuar për në Beorgad, ndërsa ngasësi i automjetit po kurohet në Prishtinë në klinikën e ortopedisë.

Por të dielën askush prej zyrtarëve të QKUK-së nuk kanë qenë në gjendje të japin më shumë informata lidhur me këtë rast dhe as të dhënat se si u morr vendimi që prokurori të transferohej për shërim në Beograd.


Dyshimet e para që çuan në aksidentin ku u... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...