Foto: Koha / Ilustrim

Aksidenti i prokurorit Sylejmani, kallëzim penal shoferit për ngasje të pakujdesshme

25 Dhjetor 2016 - 14:59      

Prokuroria në Pejë është duke vazhduar hetimet lidhur me aksidentin e ku u përfshi prokurori i shtetit, Lulzim Sylejmani, i cili ndodhi një ditë më parë.

Prokurori kujdestar, Esat Muharremi, ka konfirmuar se janë duke vazhduar hetimet në rastin e aksidentit, i cili ndodhi dy ditë më parë në fshatin Dollc të Komunës së Klinës, raporton KTV.

Muharremi ka thënë se deri më tani dihet se vetura nuk ka arritur ta zë kthesën dhe është rrokullisur. Prokurori më tutje ka thënë se në bazë të informatave që i ka pranuar nga hetuesit në vendin e ngjarjes, dyshohet se shpejtësia e veturës ka qenë e madhe e cila edhe bëri që vetura të dalë nga rruga.

Ndërkohë, mësohet se të aksidentuarit nuk janë në rrezik për jetën, edhe përkundër se dje, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, përmes një komunikate për media, tha se ngasësi i makinës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku tani është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK në Prishtinë, ndërkaq prokurori Lulzim Sulejmani nga QKUK-ja është transferuar për trajtim jashtë vendit, pasi që është lënduar rëndë.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë në Pejë Xhevat Ibra, ka thënë se do të bëhet kallëzim penal ndaj shoferit i cili besohet se e shkaktoi aksidentin si shkak i pakujdesisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...