Raport shtesë për aksidentin e mbrëmshëm me veturë të vjedhur

25 Dhjetor 2016 - 13:17      

Në orët e pasdites së djeshme, një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Çagllavicë.

Policia bëri me dije vetura e aksidentuar në këtë rast ka qenë e vjedhur, ndërsa ngasësi i saj ishte dërguar për trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturë me targa te Kosovës ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe për pasojë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“I dyshuari kishte falsifikuar targat e automjetit. Ky automjet kishte qenë i vjedhur me datën 18.12.2016. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili urdhëron që i dyshuari të sigurohet nga policia në QKUK”, thuhet në raport të PK-së, raporton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet policore relevante. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...