Foto: Koha

Tentohet rrëmbimi i 7 vjeçarit në një shkollë në Ferizaj, policia s’hap rast [video]

24 Dhjetor 2016 - 20:18      

Tentojnë ta rrëmbejnë fëmijën 7-vjeçar brenda objektit të shkollës “Gjon Serreqi” në Ferizaj. Prindërit janë të shqetësuar për nivelin e ulët të sigurisë, derisa hedhin dyshime se i dyshuari për rrëmbim “është pedofil”.

Ndonëse thonë se kanë dhënë deklarata në polici ata bashkë me dëshmitarët e tjerë prezentë në shkollë, policia thonë se nuk ka rast të regjistruar. As drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, e as zëvendësi i tij Nazmi Heda, nuk ka pranuar të flasin për rastin, raporton KTV.

I pari, prapa kamerës, vetëm e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur dhe se rasti është lajmëruar në polici. Por, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi, ka mohuar të jetë hapur ndonjë rast lidhur me këtë ngjarje, ani pse mësuesja dhe dy prindër i kanë thënë televizionit se kanë dhënë deklarata në polici.

Se Policia është e njoftuar për rastin e thonë edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit në këtë komunë Muhamet Halili.

Ai ka pranuar se objektet e shkollave në këtë komunë nuk mbikëqyren nga pjesëtarë të sigurisë, por ka njoftuar se synojnë që kjo të bëhet nga viti i ardhshëm. 


Tentohet rrëmbimi i 7 vjeçarit në një shkollë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...