24 Dhjetor 2016 - 11:53
Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve.
Më pas janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.
“Rojet e kufirit në qytetin belg e kanë humbur luftën kundër zotërve të drogës kolumbiane”, shkruan britanikja “Mirror”, përcjell syri.
Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika. Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 ton kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 ton.
“Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim portal për britaniken “Mirror”.
“Ata shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...