Gjykata shpall fajtorë në rigjykim dy shtetas për ngjarjet e 1997-s në Elbasan

24 Dhjetor 2016 - 10:39      

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas të shpallur fajtorë në rigjykimin nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë për vrasjen e gjashtë gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në ngjarjet e ndodhura në Cërrik në vitin 1997.

Të ndaluarit janë Meti Bozi, 58 vjeç dhe Skënder Cano, 61 vjeç. Shkalla e Parë për Krime të Rënda në Tiranë vendosi dy ditë më parë dënimin me burg përjetë për Bozin dhe 13 vjet për Canon.

Këta shtetas, si anëtarë të bandës së Cërrikut, u dënuan për vrasjen për shkak të cilësive të veçanta të gjashtë policëve dhe vrasjen e mbetur në tentativë për 16 efektivë të tjerë të policisë dhe Gardës së Republikës, raporton TCh.

Meti Bozi, Skënder Cano dhe Llazar Bicja u shpallën të pafajshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda në shtator të 2012-s, vendim ky që u rrëzua nga Gjykata e Lartë në 2015 dhe çështja u kthye për rigjykim në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, policia thotë se po punon për kapjen e dy personave të tjerë.

Në maj të vitit 1997 u sulmua me armë posta e policisë në qytetin e Cërrikut. Pas sulmit, forca të Gardës u nisën nga Tirana për të rivendosur rendin në këtë qytezë. Por, sipas prokurorisë, garda u sulmua nga grupe të armatosura, të organizuar nga të pandehurit, ku dhe mbetën të vrarë gardistët Besnik Sula, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi, si dhe u plagosën 16 të tjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...