Detajet e arrestimit në Gjermani të dy vëllezërve kosovarë që po planifikonin sulm terrorist [video]

23 Dhjetor 2016 - 19:19      

Nën dyshimin se po përgatisnin sulm në një prej qendrave më të mëdha tregtare në Gjermani, janë arrestuar dy vëllezër të lindur në Kosovë.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet gjermane, por vetëm mosha.

Të arrestuarit në Duisburg, janë 28-vjeçar, respektivisht 31-vjeçar.

“Policia e Essenit ka marrë një informatë nga forcat e sigurisë dje rreth orës 6 mbasdite se një sulm po planifikohej për në qendrën tregtare në Oberhausen, ose në tregun e krishtlindjeve ngjitur me të”, ka thënë Ulrich Fassbender në Zëdhënës i Policisë, Essen.

Policia gjermane ka bastisur disa lokacione lidhur me këtë rast.

“Të dyshuarit për momentin janë me policinë në Essen dhe po merren në pyetje. Ne kemi bërë kërkime në banesën dhe veturën e tyre, si dhe lokacione të tjera për të gjetur prova që mbështesin pretendimet, ose e vërtetojnë të kundërtën”, ka thënë Fassbender.

Qendra tregtare, Centro në Oberhausen, ka mbi 250 dyqane dhe një fluks të jashtëzakonshëm konsumatorësh në prag të festave të fundvitit.

Arrestimi i dy kosovarëve nuk ka lidhje me rastin e sulmit tragjik të ditës së hënë në tregun e krishtlindjeve në Berlin, ku kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Rishtazi Kosova është paraqitur si vendburim i rëndësishëm për të rekrutuar luftëtarë të huaj, në raport me numrin e popullsisë.


Detajet e arrestimit në Gjermani të dy... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...