Dy shtetas të Shqipërisë kapen me 20 kilogramë marihuanë në Kullë

23 Dhjetor 2016 - 13:42      

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë arritur të kapin afër 20 kilogamë narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës (regjioni Pejë), oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Shqipërisë mund të transportonte mallra të ndaluara.

Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të udhëtarëve (shtetas të Shqipërisë) automjeti është selektuar për kontrolle detale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur së bashku me policinë është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë vërejtur pakot e dyshimta. Pas përfundimit të kontrollit sasia e saktë ishte e 17 pako apo 18 kg e 390 gram.

Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia si dhe personat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kompetent.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...