Kapen 24 kg drogë në Muriqan, një i arrestuar

23 Dhjetor 2016 - 10:39      

Policia kufitare e Muriqanit në Shkodër ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës. Në pranga është vënë një 55-vjeçar, në makinën e të cilit u sekuestruan 24 kilogramë kanabis sativa.

Droga, siç transmeton oranews, ishte fshehur poshtë makinës në një pjesë shtesë, ndërsa 55-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penal.

Policia informon se: Më datë 22.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Benz” me targa AA 639 NO, me drejtues dhe pronar Islam Binjakun 55 vjeç, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe në pjesën e poshtme të automjetit u konstatua një shtesë, ku në brendësi të kësaj shtese u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 pako me peshë 24 kg e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...