Biznesmeni rrezikon 15 vjet burg për fajde

22 Dhjetor 2016 - 18:07      

20 vjet pas rënies së firmave piramidale, mashtrimet në shuma të konsiderueshme vazhdojnë, kësaj radhe jo më nga firmat por nga individë.

I tillë është rasti i Fotaq Semit, biznesmenit nga Tirana i cili rrezikon dënimin me 15 vite burg pasi ka mashtruar disa shtetas, duke u marrë rreth 1 milion dollarë me fajde me argumentin se do të investonte në biznes, blerje pronash të paluajtshme apo hapje të linjave të prodhimit të produkteve ushqimore, shkruan top-channel.

Shuma e konsiderueshme e dollarëve u mor nëpërmjet mashtrimit nga i pandehuri Fotaq Semi gjatë viteve 2012-2013. Nga hetimet ka rezultuar se ai u kërkonte shuma të mëdha shokëve dhe miqve të tij, me disa prej të cilëve njihej që nga bankat e shkollës.

Duke shfrytëzuar besimin e shokëve dhe projekteve për zgjerimin e biznesit, Semi arrit t’u merrte atyre mbi 1 milion dollarë të paktën 5 shokëve dhe familjarëve të tyre. Këto të fundit e kuptuan mashtrimin kur Semi kishte tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët, por atëherë ishte shumë vonë.

Pas denoncimit të rastit, policia dhe më pas prokuroria nuk i kanë gjetur asnjë lloagri biznesmenit, ndërsa nuk dihet se ku kanë perfunduar milionët që ai i kishte marrë me fajde. Për këtë rast mashtrimi, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e Fotaq Semit me 15 vite burg.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...