Ekzekutohet një shqiptar në periferi të Athinës

22 Dhjetor 2016 - 17:43      

Një 57-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në vendin e qujtur Luca, në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. Viktima është identifikuar si Kosta Pojani, nga Berati.

 

Ai u qëllua me një karabinë në kokë dhe gjoks në kohën që po shkonte për në punë, gatë orëve të paradites, transmeton top-channel.

Policia thotë se autori i vrasjes është një shtetas qipriot, i cili u dorëzua pak orë më vonë në një rajon policor të kryeqytetit helen.

Ekzekutori ende nuk ka shpjeguar shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit, por burime policore deklaruan se viktima dhe ekzekutori kanë pasur kohët e fundit mosmarrëveshje mes tyre.

Hetimet po kryhen nga policia kriminale e Drejtorisë së Policisë së Atikës. Trupi i viktimës u dërgua në morgun e Athinës për ekspertizë mjeko-ligjore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...