Detaje të reja të vrasjes së një gruaje e plagosjes së vëllait të saj mbrëmë në Prishtinë [video]

22 Dhjetor 2016 - 09:12      

Një grua është vrarë mbrëmë vonë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Jo-zyrtarisht është mësuar se doras ka qenë bashkëshorti i saj.

Pas vrasjes së gruas, është plagosur edhe një burrë tjetër, që dyshohet të jetë vëllai i tashmë së ndjerës.

Trupi i pajetë i gruas ka qëndruar për rreth 2 orë përpara derës së shtëpisë, ku edhe jetonte.

Policia bashkë me forenzikën kanë qëndruar për aq kohë aty, derisa dorasi, sipas dëshmitarëve të rastit, i është dorëzuar policisë bashkë me armën me të cilën ka kryer krimin.


Vritet një grua në Prishtinë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...