Vritet një grua në Prishtinë [video]

21 Dhjetor 2016 - 22:31      

Rreth orës 22:00 në lagjen “Mati”, në rrugën “Muharrem Fejza” ka ndodhur një vrasje.

E vrarë ka mbetur një grua, kurse i plagosur ka mbetur një burrë, i cili po trajtohet në QKUK, transmeton Koha.net.

Në komunikim për portalin Koha.net, zëdhënësja policore Flora Ahmeti e ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se i dyshuari është kapur.

“Po një vrasje ka ndodhur në lagjen ‘Mati’. Një grua ka mbetur e vrarë, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në QKUK. I dyshuari është kapur dhe po merret në pyetje në stacion policor”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.

Më poshtë mund ta shihni një video nga vendi i ngjarjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Vrasje ne prishtine by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...