Policia e Kosovës konfiskon mbi 240kg marihuanë, arreston 5 persona

21 Dhjetor 2016 - 15:31      

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë arritur që përmes një aksioni të përbashkët të konfiskojnë një sasi të konsiderueshme të drogës, llojit marihuanë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të organizuar nga Policia e Kosovës, u tha se në këtë aksion janë konfiskuar 243 kilogramë drogë si dhe janë arrestuar pesë persona në një operacion që u bë më 6 dhjetor.

Sipas Bahri Shalës nga Policia, të dyshuarit drogën kanë pasur për qëllim ta drejtojnë kah perëndimi, konkretisht për në Zvicër.

Në këtë konferencë, Policia bëri të ditur se gjatë operacionit janë kontrolluar dhjetë dritare të plastikës dhe roleta ku janë gjetur substancat narkotike.

Ky operacion është zhvilluar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë”.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, të arrestuarve u janë shqiptuar masat e ndalimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...