Burgoset shqiptari në Australi që kultivonte drogë për t’a trajtuar djalin nga varshmëria ndaj drogës

21 Dhjetor 2016 - 11:29      

Një shqiptar është dënuar me katër vjet burgim për kultivim dhe shitje të kanabisit për të paguar trajtimin e djalit të tij, i cili ishte i varur nga droga.

Kur Veli Selmani mësoi se droga e llojit metamfetaminë e kristaltë (kristal meth) ishte shkaktar i sjelljes agresive të djalit të tij 26-vjeçar, i premtoi ndihmë duke paguar 40 mijë dollarë për rehabilitimin e tij në “The Hader Clinic”, klinikë e njohur në Melbourne të Australisë.

Duke e ditur se trajtimi do ta rëndonte edhe më tepër gjendjen financiare të familjes, Selmami veproi sipas një këshille të një miku, i cili i kishte thënë se rritja dhe shitja e kanabisit mund të jetë mënyra më e mirë për të fituar para shtesë për trajtimin e djalit të tij.

Gjykata e Qarkut të Melbournet në seancën e së mërkurës e dënoi me burgim shqiptarin, ndërsa gjyqtarja e rastit e quajti përpjekje të gabuar këshillën e shokut që shqiptari të kultivonte dhe të shiste kanabis.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së Selmanit në periferi të Melbournet gjeti 17 bimë të kanabisit që peshonin 50 kilogramë, transmeton Koha.net.

Selmani u akuzua për kultivim të një sasie të madhe të kanabisit dhe për vjedhje të energjisë elektrike nga furnizuesit e energjisë dhe këtë të mërkure u dënua me katër vjet burg.

64-vjeçari, i cili u deklarua fajtor për të dyja akuzat, duhet të shërbejë për dy vjet para se ai ta ketë të drejtë për lirim me kusht.

Gjykatësja Franceze Hogan tha se ishte "një ironi e trishtueshme", përpjekja e tij për të shpëtuar djalin e tij nga varësia ndaj drogës.

Selmani u burgos në Northern Territory në vitin 1980 për vrasje, pas një mosmarrëveshje me një njeri, të cilin shqiptari e vrau. Që atëherë Selmani kishte jetuar një jetë duke iu bindur ligjit dhe duke pasur "në thelb të mirën dhe punën e palodhshme ", u shpreh gjykatësja Hogan.

Ajo tha se ai kishte punuar shumë në industrinë e çelikut, që ishte kusht për përmirësimin e gjendjes së familjes së tij dhe gjatë viteve kishte dërguar rreth 330.000 dollarë në vendin e tij të lindjes në Kosovë për të afërmit që përballeshin me vështirësi pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...