Në Serbi sekuestrohen afro 40 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga

20 Dhjetor 2016 - 19:51      

Oficerë serbë të Policisë Kufitare kanë mundur të sfumojnë përpjekjen për të trafikuar rreth 39.4 kg lënde narkotike në pikëkalimin kufitar verior të Horgosit.

Administrata doganore tha se lënda narkotike, që trafikantët u përpoqën ta kalonin përmes kufirit me Hungarinë, ishte me shumë gjasa e llojit kokainë.

Sasia e drogës është gjetur në një automjet tip “Nissan” me targa shqiptare, ndërsa me të udhëtonin 3 shtetas shqiptarë me gjasë “pjesëtarë të së njëjtës familje”.

Gjatë kontrollit të automjetit, oficerët gjetën “5 pako të mbështjella me shirit të verdhë dhe një pako me shirit të bardhë”, gjë që i bëri ata të dyshonin se këto pako mbanin lëndë të paligjshme narkotike, transmeton tch.

Mes pakove ka pasur edhe “një tel dhe një spango”, qëllimi i të cilave nuk dihet. Policia bëri menjëherë rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërsa zyrtarët e Doganës ndërprenë punën e tyre në pritje që aty të mbërrinte ekipi antieksploziv i Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Sipas një deklarate, një total prej 47 pakosh me përmbajtje lënde narkotike ende të paidentifikuar, por të dyshuar si kokainë, u gjetën në makinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...