20 Dhjetor 2016 - 16:12
Gjatë inspektimit që është bërë me asistimin e Policisë së Kosovës - Njësiti për Krime Ekonomike dhe Inspektorati Shëndetësor, janë hasur produkte të dyshuara, pa autorizim për qarkullim në tregun e Kosovës (pa banderolë).
Gjithashtu, gjatë inspektimit u hasën edhe produkte medicinale-ampulare të dyshuara se janë marrë nga Lista esenciale e furnizimit të QKMF-së në Drenas, gjë e cila i përgjigjet numrit serik, datës së skadencës dhe prodhuesit, bazuar në kopjet e faturave të marra në QKMF.
Inspektorati Farmaceutik, me këtë rast, ka konfiskuar dhe regjistruar këto produkte në listat përmbledhëse të mallit të konfiskuar.
Inspektorati Farmaceutik do të bëjë raportin lidhur me këtë inspektim dhe do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, ndërsa pronari i biznesit pas kryerjes së këtij inspektimi është ndaluar nga Policia e Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...