Foto: ilustrim

Dënohet me dy vjet burgim një person për vjedhje në Prizren

20 Dhjetor 2016 - 16:01      

Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka shqiptuar dënimin me dy vjet burg dhe gjobë prej 600 euro për një person në Prizren për veprën penale të vjedhjes.

“Me datën 20.12.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale A.Sh. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të vjedhjes nga neni 325 par.1 të KPK-së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 600 euro”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje bëhet e ditur se, “me datën 01.04.2014 në orë të pacaktuar në punëtorinë e L.M. në lagjen Arbana, me qëllim të përvetësimit të pasurisë të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit me iniciale G.P. duke shfrytëzuar rastin derisa i dëmtuari i kishte lënë 4 disqe (fellneve) të gomave të veturës së tipit ,,BMË”në punëtorin e lartcekur dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...