20 Dhjetor 2016 - 15:35
“Policia në koordinim edhe me prokurorinë kompetente pas hetimeve intensive të kryera dhe sigurimit të informacioneve relevante se: i dyshuari R. ZH. mashkull serb kosovar (viti i lindjes 1983) posedon në shtëpinë e tij sasi të substancës narkotike dhe të njëjtën gjatë ditës pritej ta transportonte në një vend tjetër, me datë 19.12.2016, në Llapnasellë, Policia ka realizuar një operacion taktik bastisjeje në lokacionin e të dyshuarit dhe në pronën e tij janë gjetur të mbushur tre thasë me substancë narkotike të dyshuar e llojit marihuanë, pesha e së cilës rezultonte të jetë 25 (kg) kilogramë e 400 gramë”, thuhet në komunikatën për media të PK-së.
Sasia e substancës së dyshuar është konfiskuar përderisa me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit të arrestuar iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...