Sekuestrohen në Greqi 173 kg kanabis e 77000 €, në pranga 9 shqiptarë

20 Dhjetor 2016 - 15:18      

Sekuestrohen në Athinë dhe në Janinë rreth 173 kg kanabis i papërpunuar dhe rreth 300 gr kokainë ende e papërgatitur për shitje.

Ndërsa sipas policisë greke deri më tani janë arrestuar 10 persona si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, transmeton Shqiptarja, sipas të cilës 9 prej të arrestuarve janë shqiptarë dhe 1 është shtetas grek. Të arrestuarit janë të moshës 26-45 vjeç.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar 77000 euro, katër peshore, 43 telefona celularë, 5 makina. Njëra prej makinave ishte taksi dhe përdorej për trafikimin e lëndës narkotike.

Operacioni është në vijim të një ngjarjeje të shënuar në muajin nëntor ku arrestuan 2 shqiptarë, njëri prej të cilëve një 41-vjeçar i cili besohet se është kreu i bandës dhe i lidhur me 100 raste të trafikimeve që ende janë në hetim.

Personi i dytë i arrestuar është një 29-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar 133 kg në një makinë të marrë me qira.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...