Detaje nga arrestimi i 59 zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti [Raport i KTV-së]

19 Dhjetor 2016 - 19:06      

59 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në veprat penale, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mesin e këtyre zyrtarëve policorë janë 35 shqiptarë, 23 serbë dhe një nga komuniteti boshnjak, raporton KTV.

Pas urdhrit të prokurorit, ata janë dërguar në qendrat e ndalimit.

“Krejt kjo është bërë pas një hetimi katër-mujor. Për të gjithë është kërkuar suspendimi i tyre nga policia”, ka thënë kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, në konferencën e jashtëzakonshme për media, të mbajtur pas përfundimit të aksionit.

Kurse, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla, ka thënë se ata janë hetuar nëpërmjet masave të fshehta, si audio dhe video -incizimeve.

“Hetimet kanë nisur pas marrjes së shumë informatave nga qytetarët, të cilët kanë raportuar për marrje ryshfeti. Komuna e Mitrovicës është më e goditura nga ky aksion”, ka thënë Syla.

Shumica e zyrtarëve të ndaluar janë pjesëtarë të njësisë së trafikut dhe të kontrollit të autostradës.

Gjithashtu, në këtë konferencë është bërë e ditur se edhe 30 qytetarë do të ndiqen për dhënie ryshfeti.


Detaje nga arrestimi i 59 zyrtarëve policorë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...