19 Dhjetor 2016 - 16:15
“Krejt kjo është bërë pas një hetimi 4 mujor. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, ka thënë Hilmi Mehmeti nga IPK, raporton KTV.
Në mesin e të arrestuarve janë 35 shqiptarë, 23 serbë dhe 1 boshnjak.
Ai tha se për të gjithë të ndaluarit është kërkuar suspendimi i tyre nga pozitat zyrtare.
Ata janë hetuar përmes masave të fshehta audio dhe video incizime.
Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla tha se Komuna e Mitrovicës është më e goditura nga ky aksion.
“Hetimet kanë nisur pas marrjes së shumë informatave nga qytetarëve të cilën kanë raportuar për marrje ryshfeti. Shumica e zyrtarëve janë të trafikut dhe policë të kontrollit të Autostradës”, ka thënë më tej Syla.
Të ndaluarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Gjithsej zyrtarë policorë të ndaluar janë 59, prej tyre:
• 20 zyrtarë policorë janë të Njësitit për Kontroll të Autostradave
• 20 zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Mitrovicës së Veriut
• 15 zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Mitrovicës së Jugut
• 4 zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal i Trafikut të Prizrenit
Nacionaliteti
• 35 zyrtarë policorë të ndaluar janë shqiptarë
• 23 zyrtarë policorë të ndaluar janë serbë dhe
• 1 zyrtar policor i nacionaliteti boshnjak.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...