Aksident i rëndë trafiku në Vushtrri

18 Dhjetor 2016 - 23:02      

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Vushtrri, ku për pasojë janë lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të aksidentuarve iu është ofruar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, për t’u dërguar më pas urgjentisht për QKUK, transmeton veriu.info.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmje në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri. Në aksident të përfshira kanë qenë tri automjete civile me targa vendore”, thotë zëdhënësi Zahiti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...