Foto: ilustrim

Një i arrestuar për tentim vrasje në Kllokot

18 Dhjetor 2016 - 12:42      

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani ka thënë se është ndaluar një person me dyshimin se ka marrë pjesë në incidentin në fshatin Gërnçar i Kllokotit, ku, sipas raportimeve, janë lënduar dy të rinj serbë nga Parteshi.

Hasani ka thënë për mediumin serb FoNet se gjykatësi ia ka caktuar masën e ndalimit një shqiptari nga një fshati i Vitisë për 48 orë.

Ai ka shtuar se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa njëri prej tyre është liruar për shërim në shtëpi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se të rinjtë serbë kanë marrë lëndime nga një brisk dhe se incidenti ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës së 17 dhjetorit.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve, thuhet se gjashtë shqiptarë dhe dy serbë, pas konsumimit të alkoolit, janë përfshirë në një zënkë të madhe.

Ndërkaq Hasani ka thënë se Policia e Kosovës do ta hetojë këtë incident deri në fund dhe se është duke punuar ende për motivin e kësaj përleshjeje.

Edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është konfirmuar ky rast.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në konfirmimin e PK-së, raporton Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...