Apeli refuzon ankesën e prokurorit për Lutfi Hazirin

16 Dhjetor 2016 - 13:39      

Prishtinë, 16 dhjetor - Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 28.10.2016.

Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore në Gjilan e ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të datës 30.08.2016, të paraqitur ndaj të pandehurit Lutfi Hazirit, për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj tij.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hedhur aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdorur detyrën zyrtare ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...