16 Dhjetor 2016 - 12:36
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar lëndime trupore të viktimës B. B, mashkull , 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të pësuara gjatë përleshjes.
Pak minuta pas raportimit të rastit policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona: M. B, 14 vjeç, P. B, 15 vjeç, dhe M. M, 14 vjeç, që të tre meshkuj dhe shtetasë të Republikës së Kosovës.
Ndaj dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të Shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor, ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...