16 Dhjetor 2016 - 12:31
Në aksident janë përfshirë tri automjete, një veturë e tipit BMW, një veturë e tipit Golf , që të dyja me targa të Republikës së Kosovës dhe një traktor.
Policia në Prishtinë bën të ditur se në këtë aksident janë lënduar tre persona, prej të cilëve E.S (mashkull) 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (ngasës i veturës BMW, zyrtar policor) ka ndërruar jetë nga plagët e marra, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së, në Prishtinë. Pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gjithashtu në konsultim me prokurorin e Shtetit është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, për ngasësin e traktorit.
Ndërkohë hetuesit e trafikut rajonal po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që shkaktuan aksidentin.
Që nga një janari i vitit 2016 në rajonin Prishtinës kanë ndodhur 32 aksidente me pasoja fatale në të cilat kanë humbur jetën 37 persona, prej tyre 18 ngasës automjetesh, 13 pasagjerë dhe 6 këmbësorë.
Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e trafikut dhe veçmas kufizimet e shpejtësisë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e këtyre rasteve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...