16 Dhjetor 2016 - 10:15
Muhollari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia, siç transmeton TCh, ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur, në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh; 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva; dhe 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.
Po ashtu, 7 shtetase po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim krimi".
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...